Bregu: Koalicioni i pazareve po luan me 3 ligjet e integrimit

Bregu: Koalicioni i pazareve po luan me 3 ligjet e integrimit

Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, bëri një bilanc të humbjeve që ka pësuar vendi ynë nga mosvotimi i tre ligjeve që penguan marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në BE. Bregu bën të ditur se Shqipëria ka humbur qindra projekte, zbatimi i të cilave do sillte punësim, shkolla, spitale, rrugë etj. Duke folur

Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, bëri një bilanc të humbjeve që ka pësuar vendi ynë nga mosvotimi i tre ligjeve që penguan marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në BE.

Bregu bën të ditur se Shqipëria ka humbur qindra projekte, zbatimi i të cilave do sillte punësim, shkolla, spitale, rrugë etj.

Duke folur me gjuhën e shifrave, Bregu thekson se, “janë plot 100 projekte që do të përktheheshin në punësim, për të paktën 60 mijë shqiptarë, në ndërtimin e 500 km rrugë rurale, në ndërtimin e 60 shkollave dhe kopshteve të reja etj”.

Ajo shton më tej se mbajtja peng e statusit bëri të humbim mundësinë për ndërtimin e 6 spitaleve të reja rajonale si dhe mundësinë e 6-fishimit të fondeve për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe ndërtimin e spitalit qendror të kirurgjisë”.

Sipas ministres Bregu, nga kjo pengesë janë dëmtuar 4 mijë studentë shqiptarë, të cilëve u është mohuar mundësia të ndjekin me bursë shkollat më të mira në botë.
Ky bilanc i ministres së Integrimit, vjen edhe si apel drejtuar opozitës, të përmbyshë detyrimet ndaj shqiptarëve duke mos thelluar më tej pasojat e lartëpërmendura.

Ndërkaq, kryeministri Berisha, paralajmëroi dje gjatë një takimi me gazetarët se i ka kërkuar kryetares së Kuvendit mbledhjen e tij në një seancë të jashtëzakonshme ditën e enjte më datë 30 maj, për të votuar këto tre ligje. Sa i përket Partisë Socialiste, ende nuk ka një reagim zyrtar mbi një pjesmarrje të mundshme në këtë seancë.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar