Komentet në FB, Breçani pezullohet një muaj nga detyra

Komentet në FB, Breçani pezullohet një muaj nga detyra

Nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, pezullohet për një muaj nga detyra. Ky vendimim është marrë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, pas komenteve të Breçanit në rrjetin social Facebook. Zv.drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, Erzen Breçani, në një postim në rrjetin e

Nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, pezullohet për një muaj nga detyra. Ky vendimim është marrë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, pas komenteve të Breçanit në rrjetin social Facebook.

Zv.drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, Erzen Breçani, në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka bërë thirrje për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti, të cilin ai e cilësoi si një Enver të dytë dhe Hitler.

Në postimin e  ditës së hënë zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit shkruan: “Përshëndetje liderit historik të shqipëtarëve, Doktor Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty, të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramën ta largojmë këtë Enver të dytë, që dikur studenta të 91 shembëm diktaturën enveriste do gjejmë forcë dhe optimizëm do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë hitler të gjunjëzoj shqiptarët”.

Ndërsa  vetë zv.drejtori i Policisë së Tiranës në një reagim të tij ka mohuar autorësinë e komentit.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar