Brazili në finale, mposht Uruguajin

Brazili në finale, mposht Uruguajin

Pasi mundi Uruguajin me rezultatin 2-1  Brazili kualifikohet për në finalen e Kupës së Konfederatave Futbollistët e kombëtares së Brazilit u dhanë mbështetësve të tyre fitoren e radhës me anë të një goli me kokë në minutat e fundit, nga Paulinho mjaftoi për t’i çuar yjet e “sambas” në delir. Ku do të përballen në

Pasi mundi Uruguajin me rezultatin 2-1  Brazili kualifikohet për në finalen e Kupës së Konfederatave

Futbollistët e kombëtares së Brazilit u dhanë mbështetësve të tyre fitoren e radhës me anë të një goli me kokë në minutat e fundit, nga Paulinho mjaftoi për t’i çuar yjet e “sambas” në delir. Ku do të përballen në një sfidë tepër të fortë me kundështarët e tyre amerikano-jugorë.

Ishte pikërisht Diego Forlan ai i cili shpërdoroi një rast të artë nga pika e bardhë e 11-metërshit në pjesën e parë, përpara se Fred të kalonte në avantazh Brazilin.

Edinson Cavani barazoi në pjesën e dytë nga një distancë e vogël, por përpjekja e fundit e Paulinho-s i dha të drejtën vendit të tij të luante në finalen e këtij kompeticioni, me fituesen e çiftit tjetër gjysmëfinalist, Spanjën ose Italinë.

Sfidat mes Brazilit e Uruguajit kanë qenë gjithmonë shumë të dyluftuara, pasi janë Brazilianët ata të cilët kthehen shpesh në të shkuaraën e tyre duke kujtuar humbjen e tyre në finalen e Kupës së Botës 1950, në Rio de Janeiro.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar