Brazili mposht Meksikën, Nejmar dhuron spektakel.

Brazili mposht Meksikën me rezultatin e pastër 2:0 në ndeshjen e dytë të kupës së konfederatës të zhvilluar në “Fortaleza”. Skuadra e Brazilit ka qenë gjatë gjithë kohës dominuese e ndeshjes, por nuk munguan edhe tentativat e miqëve për të barazuar, por braziljanët ishin të mirëorganizuar duke mos i lënë meksikanët të dalin nga gjysëmfusha

Brazili mposht Meksikën me rezultatin e pastër 2:0 në ndeshjen e dytë të kupës së konfederatës të zhvilluar në “Fortaleza”.

Skuadra e Brazilit ka qenë gjatë gjithë kohës dominuese e ndeshjes, por nuk munguan edhe tentativat e miqëve për të barazuar, por braziljanët ishin të mirëorganizuar duke mos i lënë meksikanët të dalin nga gjysëmfusha e tyre në minutat e fundit.

Nejmar dhuron spektakël ku në minutën e 9-të shënon nje gol fluturimthi dhe në golin e dytë ishte protagonist me një  lëvizje te shkathët u kalon dy mbrojtësve dhe pason topin te JO, ky i fundit nuk gabon dhe con rezultatin në 2:0.

Pas kësaj fitore Brazili arrin në gjasht pikë si edhe Italia, por Brazili merr kryesinë e grupit A më golavarazh më të lartë.

Ndeshjet  e ardhshme do të jenë vetëm formalitet per Meksikën dhe Japoninë, ndërsa Brazili dhe Italia luftojnë per vendin e parë.

/Mrenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar