Brazil: Vijojnë protestat në Rio de Janerio

Brazil: Vijojnë protestat në Rio de Janerio

Rio de Janeiro është përfshirë sërisht nga protestat mbrëmjen e djeshme, ku qindra protestues bllokuan rrugët dhe portet në disa qytete braziliane gjatë grevës njëditore. Protesta e ndodhur sëfundimi është në vazhdën e protestave masive që përfshinë vendin në qershor dhe tronditën fort qeverinë. Policia tentoi që ta prishte këtë protestë duke qëlluar kundrejt protestuesve

Rio de Janeiro është përfshirë sërisht nga protestat mbrëmjen e djeshme, ku qindra protestues bllokuan rrugët dhe portet në disa qytete braziliane gjatë grevës njëditore.

Protesta e ndodhur sëfundimi është në vazhdën e protestave masive që përfshinë vendin në qershor dhe tronditën fort qeverinë.

Policia tentoi që ta prishte këtë protestë duke qëlluar kundrejt protestuesve të maskuar me gaz lotsjellës kundër protestuesve të maskuar.

“Kjo betejë është për punëtorët, për njerëzit e thjeshtë. Nuk ka nevojë që policia të na qëllojë me gaz në fytyrë”-tha një protestues në Rio.

Protestuesit akuzuan qeverine se nuk mendon për mbarëvatjen e poopullit dhe bënë thirrje për zgjedhje të parakohëshme.

Ndërkohë që autostradat kryesore pranë Rios dhe Sao Paolos u bllokuan ndërsa protestuesit i vunë zjarrin gomave.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar