Brazil, protestat degjenerojnë në dhunë

Brazil, protestat degjenerojnë në dhunë

Protestat e shumta të cilat kanë nisur prej disa ditësh në shumë qytete të Brazilit janë kthyer tashmë në dhunë. Rreth 3 mijë persona kanë protestuar para ndeshjes së futollit në Kupën e Konfederatave mes Brazilit dhe Meksikës e cila u zhvillua në Forteleza. Të pranishmit janë përleshur me policinë e cila më pas është

Protestat e shumta të cilat kanë nisur prej disa ditësh në shumë qytete të Brazilit janë kthyer tashmë në dhunë.

Rreth 3 mijë persona kanë protestuar para ndeshjes së futollit në Kupën e Konfederatave mes Brazilit dhe Meksikës e cila u zhvillua në Forteleza.

Të pranishmit janë përleshur me policinë e cila më pas është detyruar të përdor plumbat plastikë dhe gazin lotsjellës për të larguar protestuesit.

Para disa kohësh qeveria braziliane kishte paralajmëruar se do të përdorte forcat ushtarake për të parandaluar protestat kundër shpenzimeve të mëdha në ndërtimin e stadiumeve ku do të zhvillohet Kupa e Kampionatit Botëror.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar