Brazil, protesta të dhunshme në qytetin Fortaleza

Brazil, protesta të dhunshme në qytetin Fortaleza

Dje në Rio de Zhajnero pranë stadiumit ku u luajt ndeshja gjysmëfinale midis Italisë dhe Spanjës në kuadër të Kupës së konfederatave, kanë shpërthyer përleshje të shumta midis demonstruesve dhe policisë. Gjithçka ishte  qetë kur demostruesit antiqeveritarë po parakalonin qetësisht nga universiteti deri në stadium, për një moment, grupi i demonstruesve filluan të gjuajnë me

Dje në Rio de Zhajnero pranë stadiumit ku u luajt ndeshja gjysmëfinale midis Italisë dhe Spanjës në kuadër të Kupës së konfederatave, kanë shpërthyer përleshje të shumta midis demonstruesve dhe policisë.

Gjithçka ishte  qetë kur demostruesit antiqeveritarë po parakalonin qetësisht nga universiteti deri në stadium, për një moment, grupi i demonstruesve filluan të gjuajnë me gurë dhe shishe ndaj policisë dhe tentuan t’i kalojnë rrethojat, rreth stadiumit.

Kjo ka mjaftuar për policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë në demonstrata të cilët protestuan në mënyrë të qetë u bënë thirrje demonstruesve të cilët e kanë sulmuar policinë të ndërpresin dhunën.

Ndërkohë, edhe në Rio de Zhajnero rreth dy mijë persona morën pjesë në marshin protestues, por nuk kishte përleshje me policinë.

Protestat e djeshme janë pjesë e serisë së demonstratave masive të cilat në Brazil filluan më 17 qershor, ndërsa të cilat janë të orientuara kundër politikës socialo-ekonomike dhe korrupsionit.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar