Brazil-Kroaci, gjykimi zemëron kroatët

0

“Ky nuk është futbolli, le të shkojmë në shtëpi nuk jemi respektuar. Nëse kjo është Kupa e  Botës, më mirë të shkojmë në shtëpi”, ishin fjalët që shprehën zemërimin e trajnerit Kovaç.

Polemika  shpërtheu nëpër botë sapo  arbitri japonez Nishimura fërshëlleu dënimin pas rënies së Fred. Kupa e  Botës nuk filloi në mënyrën më të mirë. Niko Kovaç u shpreh se ajo që i ndodhi Kroacisë ishte një  turp i pashpjegueshë m.

Neymar duket se mori Brazilin për dore me lojën e tij. Ndeshja zhbllokohet ne minutën e 11’ me një  autogol të Marcelos, por Brazili kundërpërgjigjet shpejt me anë të Nejmar i cili në minutën e 29’çon gjithcka në baraspeshë .

Sipari i golave nuk mbyllet këtu sepse në minutën e 70’ Fred “vjell” një penallti e cila ngriti shumë polemika, por për Nishimuran ishte penallti.

Nejmar nuk gabon nga 11 metra duke mposhtur Pletikosan, por festivali i golave nuk mbyllet këtu. Në  minutën e 91’ Oskar shënon edhe golin e tretë për Brazilin edhe pse Kroacia po ushtronte shumë presion duke kerkuar golin e barazimit i cili erdhi, por që çuditërisht u anulua nga gjyqtari .

Pas golit të tretë të vendasve fillon festa dhe shumë shpejt gjyqtari  fërshëllen fundin.

Pas ndeshjesh nuk munguan edhe akuzat. ” Ne kemi bërë një përshtypje të mirë, kam marrë më të mirën  prej djemve ,është një nder që i kam trajnuar.

“Në qoftë se është rigoroze, ne mund të luajmë  futboll, por jo basketboll . E gjitha ishte një turp. Nëse kjo është mënyra për të filluar…Kupën e Botës, më mirë të heqim dorë dhe të shkojmë në shtëpi “, thotë  Kovach.

Brazil– Humori është krejt ndryshe në shtëpinë  e   Selecaos. “Një debutim më të mirë se ky nuk  mund të ëndërroja”,  u shpreh  Oscar.

Në fund Marcelo, autori i autogolit tha për vete: “Është mirë kur mbështetesh nga shokët. Isha i qetë sepse e dija se në qoftë se unë nuk do të isha rrëzuar nuk do ta ndëshkoja vendin tim, por ky ishte fati rëndësi ka fitorja” e mbyll Marcelo.

 /Ermand Vrapi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here