Brazil 2014, nis me “finale”

0

Ballafaqimi i fundit në kampionatin e shkuar, do të sjellë fillimin e atij të ardhshmit. Kështu ka vendosur shorti për kampionatin botëror “Brazili 2014” i mbajtur të premten pasdite në qytetin Costa do Sauípe. Spanja do të filloj mbrojtjen e titullit të botës kundër Holandës, që ishte finalja e botërorit të fundit të mbajtur më 2012 në Afrikën e Jugut.
Ndërkohëmikpritesi i botërorit, Brazili ndeshjen hapëse do ta luaj me Kroacinë. Takimet e parë do të sjellin edhe përballjen e Anglisë dhe Italisë. Kampionët aktual të botës, nuk e kanë pritur këtë grup dhe presin telashe të mëdha. “Do të jetë shumë vështirë, të gjitha kombëtaret në grupin tonë janë të forta, por megjithatë do të tentojmë që të mbrojmë titullin e kampionit”, tha pas shortit selektori spanjoll, Vicente Del Bosque. Përveq Spanjës pjesë e Grupit B janëedhe Holanda, Kili dhe Australia. I dëshpëruar me shortin ka mbetur edhe selektori i Holandës, Luis Van Gaal.

Përbërja e grupeve “Brazili 2014”
GRUPI A: Brazili, Kroacia, Meksika, Kameruni
GRUPI B: Spanja, Holanda, Kili, Australia
GRUPI C: Kolumbia, Greqia, Bregu Fildishtë, Japonia
GRUPI D: Uruguaji, Kostarika, Anglia, Italia
GRUPI E: Zvicra, Ekuadori, Franca, Hondurasi
GRUPI F: Argjentina, Bosnja, Irani, Nigeria
GRUPI G: Gjermania, Portugalia, Gana, SHBA
GRUPI H: Belgjika, Algjeria, Rusia, Korea Jugore

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here