Nga data 21 qeshori Kinemaja Millenium, mirëpret premierën “ World War Z” . Një film horror apokaliptik i drejtuar nga regjisori Marc Forster. Protagonisti kryesor i filmit është aktori Brad Pitt në rolin e Gerry Lane , një nënpunës i tërhequr që duhet të udhëtojë në mbarë botën për të gjetur një mënyrë parandalimi të
Nga data 21 qeshori Kinemaja Millenium, mirëpret premierën “ World War Z” . Një film horror apokaliptik i drejtuar nga regjisori Marc Forster.
Protagonisti kryesor i filmit është aktori Brad Pitt në rolin e Gerry Lane , një nënpunës i tërhequr që duhet të udhëtojë në mbarë botën për të gjetur një mënyrë parandalimi të pandemisë zombie, që po shakatërron ushtritë dhe po rrëzon qeverinë.
Edhe njëhërë të vdekurit e gjallë rikthehen në ekranin e madh, këtë herë më të shpejtë se kurrë, gati për të goditur njerëzit dhe tokën.
Kjo premierë vjen njëherazi me premierën në sallat amerikane.
Skenari i shkruar nga Matthew Michael Carnahan është i bazuar në romanin ne të njejtën titull të vitit 2006 të autorit Max Brooks.
/Najada Fosa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *