Braçe: Nderet e fundit të qeverisë Berisha kushtojnë shtrenjtë

Deputeti Erjon Braçe ka komentuar mosmbajtjen e mbledhjes së qeverisë nga kryeministri në ikje, Sali Berisha. Përmes rrjetit social facebook Braçe shkruan se Berisha po dëmton interest ekonomike të vendit duke favorizuar klientët e tij. “Sali Berisha, kryeministri i mundur. Nuk e mbajti mbledhjen e Qeverisë së pushuar nga puna sot!! Ka një mal me

Deputeti Erjon Braçe ka komentuar mosmbajtjen e mbledhjes së qeverisë nga kryeministri në ikje, Sali Berisha.

Përmes rrjetit social facebook Braçe shkruan se Berisha po dëmton interest ekonomike të vendit duke favorizuar klientët e tij.

“Sali Berisha, kryeministri i mundur. Nuk e mbajti mbledhjen e Qeverisë së pushuar nga puna sot!! Ka një mal me vendime mbi tavolinë!! Janë nderet e fundit dhe kushtojnë shtrenjtë!!

Po monitoroj njërin prej tyre: Përsëri në naftë, përsëri në favor të privatit dhe në dëm të shtetit, përsëri miliona euro dëm ekonomik vendit.

Zullumi i javëve të fundit po trashet shumë! Nuk do ketë prokuror që të bëjë sikur s’e sheh!”, thotë Braçe në mesazhin e tij.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar