Braçe: Berisha nuk e pranon humbjen

Braçe: Berisha nuk e pranon humbjen

Pas deklaratës së zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhillit, e cila deklaroi dje se pretendimi i opozitës për një “qeveri kujdestare” deri në konstituimin e qeverisë së re është antikushtetues, reagoi e deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe thotë se shqiptarët nuk presim më vendime prej kryeministrit Berisha, por vetëm të ik, ashtu  siç kanë vendosur me

Pas deklaratës së zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhillit, e cila deklaroi dje se pretendimi i opozitës për një “qeveri kujdestare” deri në konstituimin e qeverisë së re është antikushtetues, reagoi e deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe thotë se shqiptarët nuk presim më vendime prej kryeministrit Berisha, por vetëm të ik, ashtu  siç kanë vendosur me votë.

“Sali Berisha as e ka kuptuar që ka humbur dhe as që e pranon humbjen! Paska nxjerrë zëdhënësen të thotë: Rama po sulmon, Rama po merr revansh, ne d.m.th. Berishët, kemi mandat deri në shtator, ne d.m.th. Berishët, do vendosim deri në shtator. Ej keni humbur! Berisha humbi, e ndëshkoi populli me votë, e përzuri nga pushteti!.Tamam për këtë ju e qatë me lot! Për ditë të tëra e qatë! Nuk ka më shqiptarë që presin më prej Berishës! Nuk presin më asnjë vendim prej tij! Duan vetëm të ikë! Tani dhe pa lënë litarin jashtë!”, theksoi në fjalën e tij Braçe.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar