BQK: Kosova nuk do e ndërrojë Euron

Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës përgënjeshtron zërat se ajo është duke u përgatitur për ndërrimin e valutës euro, shkryan Telegrafi.com. Zyrtarë të BQK-së sqaruan për opinionin publik se bëhet fjalë për një keqkuptim të fjalimit të guvernatorit Bedri Hamza në samitin e mbajtur në Budvë disa ditë më parë. “E vërteta qëndron se Kosova

Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës përgënjeshtron zërat se ajo është duke u përgatitur për ndërrimin e valutës euro, shkryan Telegrafi.com. Zyrtarë të BQK-së sqaruan për opinionin publik se bëhet fjalë për një keqkuptim të fjalimit të guvernatorit Bedri Hamza në samitin e mbajtur në Budvë disa ditë më parë.

“E vërteta qëndron se Kosova do të vazhdojë së shfrytëzuari valutën euro si valutë zyrtare dhe nuk ka ndonjë plan e as nevojë për paraqitjen e një valute vendore”, thanë zyrtarë të BQK-së.

Sipas tyre mbajtja e euros si valutë i ka ofruar vendit një monedhë të qëndrueshme dhe me besim te qytetarët, që ka sjellë stabilitet financiar.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar