BQK: Asetet bankave arritën vlerën prej 2.9 miliard euro

0

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori bankar i Kosovës u karakterizua me rritje të aktivitetit gjatë TM3 2013.

Gjithsej asetet e sektorit bankar arritën vlerën prej 2.9 miliard euro në shtator 2013, që paraqet një rritje vjetore prej 6.1 përqind.

BQK-ja, në raportin e vlerësimit tremujor të ekonomisë së Kosovës, ka njoftuar se rritja e aseteve të sektorit bankar nuk është shoqëruar me një rritje të theksuar të rrjedhës së fondeve drejtë ekonomisë, duke qenë se rritjen më të madhe në kuadër të aseteve e ka shënuar kategoria e bilancit në BQK.

Bilanci i bankave komerciale në BQK arriti vlerën prej 323.8 milion euro, që paraqet një rritje vjetore prej 34.7%.

“Investimet në letra me vlerë, një pjesë e konsiderueshme e të cilave përbëhet nga ivestimet në bonot e thesarit të Qeverisë së Kosovës, në shtator 2013 arritën vlerën prej 276.0 milion euro, që paraqet një rritje vjetore prej 8.1 përqind”, thuhet në raport.

Për sa i përket kreditimit të ekonomisë nga sektori bankar, edhe gjatë tremujorit të tretë aktiviteti kredidhënës ka vazhduar të rritet, por me ritëm më të ngadalshëm krahasuar me vitin e kaluar.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here