Bota e pret 1 Majin me protesta

0

Dita e 1 Majit po shoqërohet me protesta të shumta nëpër vende të ndryshme të botës.

Protestat fillimisht nisën në Azi, ku mijëra punëtore në Xhakarta po kërkojnë kushte më të mira pune.  Ata shprehen kundër nismave të qeverisë për të shkurtuar subvencionet e karburantit, pasi një rritje minimale e kohëve të fundit në pagë thjesht do të “zhduket” me rritjen e çmimeve të karburantit. Presidenti i këtij vendi shprehet se masa për rritjen e çmimeve nuk do të zbatohet deri sa Parlamenti të miratojë dëmshpërblimin për ata që preken nga zbatimi i kësaj politike.

rleshje në Stamboll

Lëvizjet në sheshin “Taksim” të Stambollit u ndaluan ditën e sotme nga autoritetet qeveritare, për të ndaluar protestat me rastin e 1 Majit.

Sheshi është vendi i një masakre të ndodhur më 1 maj 1977, ku dhjetëra njerëz vdiqën në rrethana të dyshimta. Protestuesit thonë se ata duhet të lejohen të përkujtojnë 1 Majin në një vend me rëndësi simbolike, duke nderuar kujtimin e atyre që mbetën të vrarë.

Mediat turke raportojnë se sot në Stamboll ka pasur përleshje të shumta mes policisë dhe protestuesve.

Punëtorët Kamboxhianë

Në Phnom Pehn, kryeqytetin kamboxhian, punëtorë të fabrikës së veshjeve kërkuan paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Organizatorët thanë se rreth 5 000 demonstrues, përfshirë punëtorë të sindikatave, u mblodhën në tubim duke brohoritur dhe mbajtur parulla.

Protestuesit vijnë nga 16 sindikata dhe shoqata kamboxhiane për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punës dhe të nxisin këdo që fiton zgjedhjet e përgjithshme në korrik për të përmbushur kërkesat e tyre.

Gjithashtu, edhe në Filipine mijëra punëtorë marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, Manila.

Protestat evropiane

Në Athinë sindikatat kryesore të sektorit publik dhe privat bënë thirrje për një grevë 24-orëshe në shenjë proteste kundër politikave shtrënguese të qeverisë.

Greqia duhet të zbatojë rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve si pjesë e marrëveshjeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe partnerët e eurozonës, për të kapërcyer krizën paralizuese të borxhit.

Të dielën, parlamenti grek miratoi një ligj i cili do të largojë nga puna 15 000 punëtorë civilë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Në Moskë, autoritetet sanksionuan16 tubime të veçanta, njëri i udhëhequr nga partia e Vladimir Putin, “Rusia e Bashkuar”.

Grupe të tjera përfshirë, Partinë Komuniste, po mbajnë tubimet e tyre. Pritet që në Moskë të mblidhen rreth 90 000 njerëz.

/Jola Llozhi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here