Bosnja e interesuar për perimet shqiptare

0

Gjatë Forumit Global për Ushqimin dhe Bujqësinë që po zhvillohet në Berlin, në kuadër të Javës së Gjelbër , Bosnja ka shfaqur interes për produktet shqiptare, veçanërisht për perimet.  Gjatë qëndrimit në Berlin, ministrit i Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,  Edmond Panariti u takua me homologun e tij të Bosnje  Hercegovinës, Ministrin e Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Pyjeve,  Jerko Ivanković-Lijanović.

Në këtë takim, Panariti dhe Lijanovic ranë dakord që të shtojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e bujqësisë. Më 4 shkurt, Ministri boshnjak i Bujqësisë të zhvillojë një vizitë në vendin tonë, i shoqëruar me një grup biznesmenësh dhe prodhuesish.

Qëllimi i kësaj vizite është të diskutohet mbi mundësitë e rritjes së vëllimit të shkëmbimeve tregtare për prodhimet bujqësore midis dy vendeve, kryesisht për rritjen e eksporteve shqiptare të perimeve në tregun boshnjak.

Ndërkohë ministri Panariti po vazhdon takime me homologë dhe zyrtarë nga shtete të ndryshme.

/Enkeleda Cami/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here