Borxhi publik arrin në 63.8 për qind

Borxhi publik arrin në 63.8 për qind

Borxhi publik i Shqipërisë është rritur ndjeshëm, duke kapur shifrën e 859,2 miliardë lekëve. Shifrat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se borxhi i qeverisë qendrore arrin 859,2 miliardë lekë, nga  827,9 që ishte në vitin 2012. Borxhi i qeverisë lokale arrin në 341 nga 288 milionë që ishte në fund të vitit 2012.

Ndërkaq, është hequr tavani i borxhit i vendosur nga qeveria që ishte 60 për qind pasi ka kaluar në 62.6 %,  madje rrezikohet që të arrijë në 64 për qind.

Opozita akuzon qeverinë për rritjen e borxhit publik. Në një prononcim për mediat sekretari për programin politik të PS-së, Ilir Beqja, është shprehur se borxhi është rritur me 300 milionë dollar gjatë këtij tremujori dhe vazhdon të rritet me 2.8 milionë dollar në ditë. “Borxhi ka arritur shifrën 8.6 miliard dollarë. Ekonomia ka ndalur, të ardhurat nga turizmi bien, papunësia nuk ulet dhe varfëria nuk zbutet”, thekson Beqja.

Në  tremujorit e parë të vitit 2013 ky borxh ka arritur shifrën e 859 miliardë lekëve, nga ku  493,5 miliardë lekë janë borxh i brendshëm, nga  470,3 miliardë që ishte në vitin 2012 dhe 365,7 miliardë lekë borxh i jashtëm nga 357,6 miliardë që ishte në vitin 2012.

Borxhi publik për këtë vit sipas qeverisë pritet të arrijë në 63.8 %  të ekonomisë kombëtare, ose 10 për qind më shumë se në vitin 2007.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar