Ukraina,e gjendur në vështirësi financiare është e paaftë që të shlyejë gazin ndonëse pati një ulje prej 30 për qind nga Moska, operatori ukrainas i gazit, ”Naftogaz”, nuk ka shlyer dot faturën e muajit janar prej 650 milionë dollarë kundrejt kompanisë ”Gazprom” duke bërë që fatura e borxhit në total të arrijë 3,35 miliardë dollar.

Pas heqjes dorë të Kievit për të nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, Moska i ka premtuar një borxh prej 15 miliardë dollarësh Kievit, nga të cilat vetëm tre miliardë janë dhënë deri tani.
Ndërkohë autoritetet ruse kanë vendosur javën e fundit se do të presin krijimin e një qeverie të re përpara se të kryejë veprime të tjera financiare dhe kohët e fundit kanë dhënë deklaratat e frikshme mbi borxhin e gazit.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *