Borusia-Real, spektakël i garantuar në “Westfalenstadion”

Borusia-Real, spektakël i garantuar në “Westfalenstadion”

Sfida e dytë e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve vendos sonte në mbrëmje përballë njëra-tjetrës dy super skuadra. Borusia e Dortmundit pret në shtëpinë e saj “galaktikët” e Realit të Madridit. Një sfidë që vendos përballë njëri-tjetrit dy strategët më në zë për momentin, Jurgen Klop dhe Hoze Mourinjo. Jurgen Klop zbret

Sfida e dytë e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve vendos sonte në mbrëmje përballë njëra-tjetrës dy super skuadra. Borusia e Dortmundit pret në shtëpinë e saj “galaktikët” e Realit të Madridit. Një sfidë që vendos përballë njëri-tjetrit dy strategët më në zë për momentin, Jurgen Klop dhe Hoze Mourinjo.

Jurgen Klop zbret në fushë me skemën 4-2-3-1. Në portë si gjithmonë Veindenfelen. Në mbrojtje Subotiç, Pizczek, Shmelzer dhe Humels. Mesfusha premton klas më Gotze, Gyndoan, Bender dhe në krahët Blaszikovski dhe Groskreutz. Në qendër të sulmit bomberi Levandovski që duket sikur është në formën e tij më të mirë.

Në anën tjetër, “The special one” siç duket i ka bërë mirë llogaritë duke menduar edhe ai modulin 4-2-3-1. Porta pritet t’i besohet Diego Lopezit. Mbrojtja duket e pakalueshme me dyshen Varane- Pepe në qendër , në krah të djathtë  Serxhio Ramos dhe në të majtin Fabio Koentrao. Mesfusha nuk ka supriza, Alonso dhe Khedira. Faza ofensive pritet të jetë e rrezikshme me Ronaldon dhe Di Marian në krah, Ozil në qendër në mbështetje të sulmuesit të vetëm Higuain, qe duket se ka fituar balotazhin me Benzema.

Përballja e fundit e këtyre skuadrave ishte në fazën e grupeve, ku gjermanët arritën të merrnin një fitore dhe një barazim kundër spanjollëve. Sonte pritet një sfidë e madhe dhe të gjithë sytë përqendrohen tek dyshja kundërshtare, Kristiano Ronaldo dhe Mario Gotze, ky i fundit i cilësuar si “Ronaldo” i Gjermanisë.

Ndeshja luhet në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në TV Klan dhe “Super Sport”. Spektakli është i garantuar dhe janë 90 minuta për të mos u humbur.

/Blerand Ismaili/

borussia-real

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar