Bora dhe ngricat “mbërthejnë” Qafë-Thanën

0

Ulja e ndjeshme e temperaturave ditët e fundit është shoqëruar me reshje dëbore në Qafë-Thanë dhe në disa zona të tjera malore të Librazhdit.

Burime nga shtabi i Emergjencave Civile bëjnë të ditur se në orët e pasdites së djeshme reshjet e dëborës kanë mbuluar aksin rrugor të Qafë Thanës, ndërsa qarkullimi i mjeteve është normal.

Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë hedhur kripë dhe skorje në këtë aks rrugor, ndërsa është dislokuar edhe një mjet i Policisë Rrugore për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve, si pasojë e ngricave shkaktuar nga dëbora. Njësia e Qarkullimit Rrugor i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të qarkullojnë me shpejtësi të ulët për të evituar aksidentet.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here