Boks, Duel titanësh

Boks, Duel titanësh

David Hej dhe Taison Furi do të rivalizojnë njëri tjetrin më 28 shtator në një super-përballje në boksin e peshave të rënda. Ish-kampioni i botës në pesha të rënda ka zbuluar datën përmes profilit zyrtar në Instagram. “Unë sapo kam nënshkruar të luftoj me Furi më 28 shtator, le të shpresojmë se ai përfundimisht pajtohet (dhe

David Hej dhe Taison Furi do të rivalizojnë njëri tjetrin më 28 shtator në një super-përballje në boksin e peshave të rënda. Ish-kampioni i botës në pesha të rënda ka zbuluar datën përmes profilit zyrtar në Instagram.

“Unë sapo kam nënshkruar të luftoj me Furi më 28 shtator, le të shpresojmë se ai përfundimisht pajtohet (dhe nënshkruan sot) dhe nuk e shtyn më shumë”.
“Fjala rreth ‘Camp Fire’ është se Furi kërkon të më shmangë mua dhe të luftojë me Toni ‘The Tiger’ (Thompson). Le të shpresojmë se këto janë vetëm thashetheme….”, ka thënë Hej.

Promovuesit e Furi, Henesi Sports, po ashtu kanë konfirmuar pajtimin e tij dhe kanë konfirmuar se detajet do të zbulohen të enjten. Megjithatë përballja përfundimisht do të ndodhë më 28 shtator me Mançesterin që është qyteti favorit.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar