Bojaxhi: Qytetarët pre e shantazheve të kryeministrit

0

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergji Bojaxhi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, akuzon Kryeministrin Rama se po shantazhon qytetarët. Ai thotë se Rama është duke i kërcënuar se, nëse nuk votojnë kandidatët e majtë do t’i dënoje ata, duke mos u dhënë komuniteteve të tyre fonde publike nga buxheti i qeverisë, i cili financohet nga vetë taksat e qytetarëve.

 

Sipas tij, qëndrimi i kryeministrit Rama është një shantazh i hapur autokratik, që shkel parimet dhe të drejtat themelore mbi të cilat ngrihen e funksionojnë shoqëritë e lira e demokratike.

Gjithashtu ai është shprehur se, me këtë qëndrim ai synon të kushtëzojë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur, më qëllim përqendrimin në duart e tij dhe të pushtetit lokal.

“Pavarësisht gjithë këtyre, ne i kërkojmë zotit Rama të heqë dorë nga këto shantazhe antidemokratike dhe të respektojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Si të gjitha pushtetet, pushteti lokal duhet të burojë nga vullneti i popullit dhe jo nga vullneti i kryeministrit”, shkruan më tej Bojaxhi.

/Panajot Dybeli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here