Bode: Nuk do të ketë huamarrje

Bode: Nuk do të ketë huamarrje

Shqipëria ka shënuar një suficit buxhetor prej 8 miliard lekësh për këtë vit, por nuk do të kete huamarrje të re, deklaroi ministri i Financave Ridvan Bode, në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme. “Për 7 muaj, ka mosrealizim 11.5 mld Lekë në të ardhura. Duhen adresuar vetëm 9 miliardë lekë mosrealizim ndaj

Shqipëria ka shënuar një suficit buxhetor prej 8 miliard lekësh për këtë vit, por nuk do të kete huamarrje të re, deklaroi ministri i Financave Ridvan Bode, në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

“Për 7 muaj, ka mosrealizim 11.5 mld Lekë në të ardhura. Duhen adresuar vetëm 9 miliardë lekë mosrealizim ndaj të ardhurat janë realizuar në total me 94.1% të planit”.

Suficiti prej 8 miliard lekësh, ku vetëm 400 mln lek u shënuan në muajin korrik, nuk do ta detyrojnë qeverinë të kryejë huamarrje të brendshme që të rëndojë buxhetin, deklaroi Bode.

Bode ka bërë të ditur gjithashtu se vëllimi i investimeve është 44 miliard lek nga 32 që ka qënë vitin e kaluar, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për bllokim të investimeve.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar