Boa i jep lamtumirën Milanit, gati rikthimi i Kakasë

0

Kevin-Princ Boateng tashmë mund të konsiderohet futbollist i Shalke 04. Prestigjiozja gjermane “Bild” raporton se largimi i futbollistit ganez nga Milani është fakt i kryer.

Klubi italian do të përfitojë 10-11 milionë euro nga shitja e tij, ndërkohë që i hapet rruga rikthimit të brazilianit Rikardo Kaka nga Reali i Madridit. Futbollisti brazilian deklaroi hapur se dëshiron të largohet nga Spanja dhe rikthimi tek Milani është alternativa më e arritshme.

Ndërkohë, kalimin e Kevin-Princ Boatengut tek Shalke 04 e konfirmon edhe vëllai i tij qe aktivizohet me Bajernin e Mynihut, Zheromi Boateng. “Mirë se rikthehesh vëlla! Jemi të lumtur për ty!”, shkruan Zheromi në twitter.

Milani në këto orë të fundit të merkatos është shfaqur shumë aktiv, edhe pas kualifikimit për në Ligën e Kampionëve, ku përfitoi një bonus prej 30 milionë eurosh. Sot me ekipin kuqezi pritet të firmosë edhe sulmuesi i Juventusit, Alesandro Matri.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here