Blushi:”Diplomaci amatore”, me Athinën nuk nxitohet. S’funksionon vetoja me Shkupin

Deputeti Ben Blushi e ka cilësuar “amatore”  diplomacinë shqiptare. Blushi I është drejtuar ashpër qeverisë referuar kërkesës për ndërtimin e paralamentin nga Turqia. Po ashtu deputeti socialist ka qenë tejet kritik edhe ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare përkundrejt ngjarjeve më të fundit në Maqedoni. Më poshtë do të gjeni edhe fjalimin e plotë të deputetit

Deputeti Ben Blushi e ka cilësuar “amatore”  diplomacinë shqiptare. Blushi I është drejtuar ashpër qeverisë referuar kërkesës për ndërtimin e paralamentin nga Turqia. Po ashtu deputeti socialist ka qenë tejet kritik edhe ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare përkundrejt ngjarjeve më të fundit në Maqedoni.

Më poshtë do të gjeni edhe fjalimin e plotë të deputetit Ben Blushi

Me Turqinë bëjmë premtime dhe kërkojmë gjëra që nuk duhet të kërkojmë

“Ditët e fundit kanë qenë shumë të ngarkuara me material diplomatik, që na ka përfshirë. E kam fjalën për efektet që la vizita e presidentit turk në Shqipëri. Nuk dua të flas për shijen e keqe që la ajo vizitë.

Por nuhatja më thotë se Shqipëria për një politikë të jashtme relativisht amatore nuk është sot në pozitat që duhet të ishte në rajon. Ka pozita më të dobëta.

Është në ditët e veta më të mira në raporte me Turqinë. Për shkak se janë bërë premtime që qeveria shqiptare nuk i mban dot, e që ndoshta s’do duhet t’i kishte bërë dhe është vendi këtu për të thënë që një nga gjërat që nuk më ka pëlqyer më shumë javën e kaluar është që i kemi kërkuar republikës së Turqisë të na ngrejë parlamentin e Shqipërisë.

A kemi ne sedër si komb, a mund të lejojmë ne që parlamentin tonë ta ndërtojë një shtet tjetër kushdo qoftë ai?

Nëse kemi 12 milionë euro të ndërtojmë një stadium në Shkodër, kemi 5 mln euro për një staudim në Elbasan, kemi 20 mln euro për të investuar në Durrës dhe s’paskemi ne 30 milionë euro për të bërë parlamentin e Shqipërisë dhe ta kërkojmë borxh tek Turqia apo Franca, apo te Gjermania nuk ka rëndësi.

Parlamenti i një vendi është simboli i sovranitetit.

Kur nuk je sovran nuk mund të kesh parlament. Dhe deri në vitin 1912 nuk kemi pasur parlament se nuk ishim vend sovran.

Parlamenti ynë ishte në Stamboll. E për çfarë duhet ta marrim borxh parlamentin ?  Unë jam kundra kësaj. Të kërkojë borxh qeveria për çdo gjë, edhe për rrugë, edhe për energji, edhe për ujë por jo për parlament.

Për shkak të amatorizmit futemi në raporte që na nxjerrin më të dobët dhe ndoshta ky është rasti me Turqinë. Bëjmë premtime dhe kërkojmë gjëra që nuk duhet të kërkojmë.

Me Greqinë po nxitohet

Nuk jemi në pozitën më të mirë që duhet të ishim sot në rajon. Po marr Greqinë, sigurisht që nuk mund të fajësohet Shqipëria nëse Greqia ka kërkesa të ekzagjeruara, padyshim në raport me kufijtë ujorë, me kërkimet që po bën në det edhe unë e mbështes qeverinë shqiptare sa herë kërkon të vendosi reciprocitet në raport me Greqinë apo me këdo tjetër.

Ka një nxitim nga qeveria shqiptare për 6 muaj e fundit, që kur qeveria në Greqi ka ndryshuar. Nuk e di nga i buron, nuk e di çfarë paragjykimi ka për qeverinë që ka ardhur në Greqi. Ajo është një qeveri legjitime, që ka ardhur për arsye të caktuara të popullit të vet

Qeveria jonë duket sikur nuk e pëlqen shumë, ka frikë të ketë komunikim me qeverinë e Athinës. Këto paragjykime ideologjike duhet t’i shmangim.

Është qeveri legjitime, është votuar atje para 6 muajsh. Populli grek e votoi në masë. Deri më sot nuk ka arsye të ketë një pozicion, jo anti-shqiptar, por skeptik në raport me Shqipërinë.  Nuk duhet të kemi paragjykime.

Maqedonia, s’ jam i bindur nëse funksionojnë dy veto
“Po kthehem te rasti i fundit, te Maqedonia. Nuk e di çfarë mund të kishim bërë më shumë në 10 ditët e fundit që kur kriza filloi e po vazhdon për hir të vërtetës. Maqedonia është në krizë demokracie. Palët politike nuk po merren vesh. Dikush me hile apo dinakëri ka dashur ta përfshijë shqiptarët në një konflikt politik, i cili nëse kthehet në një konflikt etnik do ishte shumë më e rëndë për Maqedoninë vetë, për Shqipërinë pa dyshim, për rajonin dhe proçesin e integrimit të Ballkanit në përgjithësi.

Greqia i ka vënë veton anëtarësimit të Maqedonisë  në NATO. Kjo s’ka funksionuar. Gruevski është bërë më i fortë për shkak të vetos greke. Gruevksi ka përdorur veton greke për tu forcuar. Pra vetoja greke s’ka funksionuar. Nuk jam I bindur nëse funksionojnë dy veto.”

Shqiptarët e hoqën Gruevksin në 2013, por s’ shpëtuan nga simptoma

“Ajo që po ndodh në Ballkan Maqedoni, Kosovë, Serbi, Shqipëri po rrit paragjykimin për rajonin. Po ndodh eksod. Gjithandej ikin njerëzit. Ashtu si shqiptarët edhe maqedonasit duan të ikin nga rajoni. Nga Serbia, Kosova, njerëzit po ikin. Ballkani ka prodhuar 6 milionë emigrantë në 10 vitet e fundit. Është bërë rajon më i vogël. Por pse?  Sepse qeveriset keq. Ne e kapërcyem Gruevskin. E kishim këtë rrezik deri në vitin 2013. Për fat të mirë e hoqen shqiptarët stilin e alla Gruevski duke ju hequr juve por kjo nuk do me thënë që nuk ka ende simptoma të Gruevksit.”

Mund të kishim një politikë të jashtme më të mirë, mund të kishim një vështrim strategjik. Qeveria ngatërron fishekzjarrin me dritën. Nuk mund të ngatërrohet. Politika jonë e jashtme nuk m und të jetë e mbushur me fishekzjarre. Mund të bëjmë politikë të jashtme duke i dhënë model rajonit, duke qenë shtet I fortë demokratik dhe ekonomikisht I vetëmjaftueshëm”

 

 

 

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar