Rruga e vjeter nacionale Lezhë-Rubik është bllokuar prej ditësh për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë vendin. Rrëshqitja ka ndodhur në afërsi të fshatit Rrasfik, ndërsa rrezikohet dhe një shtyllë e tensionit të lartë. Rrëshqitja e gurëve nga shpati i malit ka bllokuar rrugën e vjetër nacionale
Rruga e vjeter nacionale Lezhë-Rubik është bllokuar prej ditësh për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë vendin.
Rrëshqitja ka ndodhur në afërsi të fshatit Rrasfik, ndërsa rrezikohet dhe një shtyllë e tensionit të lartë.
Rrëshqitja e gurëve nga shpati i malit ka bllokuar rrugën e vjetër nacionale Lezhë-Rubik, në një zonë ku aksi rrezikohet edhe nga rrjedha e lumit Mat. Për prefektin e Lezhës një prej shkaqeve të problematikës janë lavatricet e inerteve.
Por situata bëhet më kritike pasi në të njëjtin vend, segmenti rrugor kërcënohet edhe nga rrjedha e lumit Mat.
Gjergj Prendi: I gjithë ky masiv i madh uji që vjen nga mbrapa meje përplaset këtu dhe ka prishur formacionin gjeologjik. Rrezikohet shtylla e tensionit të lartë, është e domosdoshme ndërhyrja.
Për zhbllokimin është angazhuar menjëherë firma kontraktore që mirëmban këtë segment rrugor, ndërsa janë marrë masat për vendosjen e tabelave sinjalizuese në zonat e rrezikshme.
Përgatiti : B.B
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *