Bletaria: Më shumë sesa një profesion – Intervistë me bletarritësin Arti Halili

 Intervistoi : Rabihana Halili   Bletaria është një ndër bizneset më të përhapura e cila ka rritur mirëqënien e shumë familjeve shqiptare. Shumë biznesmen e kanë parë këtë fushë jo vetëm fitimprurës, por edhe promovim të produkteve shqiptare. Për të mësuar më shumë sesi funksionon bletaria në Shqipëri  kam kënaqësinë të intervistoj z. Arti Halili,

 Intervistoi : Rabihana Halili

 

Bletaria është një ndër bizneset më të përhapura e cila ka rritur mirëqënien e shumë familjeve shqiptare. Shumë biznesmen e kanë parë këtë fushë jo vetëm fitimprurës, por edhe promovim të produkteve shqiptare. Për të mësuar më shumë sesi funksionon bletaria në Shqipëri  kam kënaqësinë të intervistoj z. Arti Halili, bletërritësin në qytetin e Përmetit.

   

   1.   Z. Halili si ka filluar veprimtaria me bletët ?

Që në moshë të vogël e kam pas dashur bletën, duke u përkujdesur vazhdmisht për këtë insekt filloi të më pëlqente. Puna nisi vetëm me 5 koshere, por duke parë vendin e përshtatshëm në Përmet, vend që e do bletën, më nxiti edhe më tej për të ushtruar këtë profesion.

  2. Si është puna me bletët, a është kjo një punë e përditshme ?

Bleta nuk e ka punën e përditshme. Në një ditë pranvere fillon hapja e dyerve të koshereve, bëhet kontrolli i kapakëve për gjendjen e mizave, shikohet nëse kanë nevojë për ushqim ose për sheqer të përpunuar. Bëhet vaksinimi( kundra mykut, molzës etj) e kjo punë vazhdon rreth 2 muaj Mars- Prill. Po në këto muaj bëhet edhe përgatitja e sëndukëve, pasi në Maj bletët shumohen.

 

  3. Çdo të thotë të jesh bletar ?

Bletaria nuk është si profesionet e tjera, pa e dashur nuk mund ta ushtrosh. Për shumë bletar nis si aktivitet për të kaluar kohën, por më pas përfundojnë duke e kthyer atë në profesion.  Në rradhë të parë duhet të kesh simpati, durim, vullnet ndaj punës. Përkujdesja këtu duhet të jetë disafish. Nëse i krijon kushtet për bletët dhe produkti do të jetë i kënaqshëm. Mbi të gjitha është dëshira, kënaqësia për tu marr e më pas vinë të ardhurat.

   4. Si bëhet vielja e bletës ?

Zakonisht vielja e prodhimit të mjaltit kryhet 15-20 qershor, pasi në këtë periudhë mbaron dhe  cikli i luleve. Mënyra e vieljes : pajisesh me maskë, tymse, kjo për largimin e bletëve gjatë heqjes së bletëve. Hapet kapaku, vendosen pitet në një centrifugë, nëpërmjet centrifugut bëhet shtrydhja e  mjaltit nga pitet. Merren pitet, shkrihen dhe bëhen gati për sezonin tjetër. Në momentin e heqjes së  piteve me mjalt vendosen të reja bosh. Pas centrifugut kullohet në enë inoksi e më pas bëhet  mbushja në vazo qelqi.

 

  5. Kemi dëgjuar mbi qumshtin e mjaltit,i quajtur ‘mbretëresha’ e produkteve të mjaltit, pse i tillë ?

Përveç mjaltit që është produkti kryesor, të tjera produkte janë : qumështi i bletës, dylli, pitet. Qumështi quhet i tillë pasi ka vlera të larta kurative. Përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Vlerat e larta justifikojnë edhe çmimin e lartë që ky qumësht ka. Vetëm për 1 gr qumësht vriten disa vezë.

 

  6. Si e tregtoni mjaltin ?

Punishtja ndodhet në Përmet, po aty bëjmë disa nga shitjet. Me anë të kërkesave bëhet shpërndarja në Tiranë, Fier, Durrës etj.

  7. Si duket bletaria në Shqipëri, ku është më e përqëndruar ?

Shihet si një nga fushat më fitimprurëse. Prania e fushave dhe luleve të shumllojshme në vendin tonë mundëson mjalt me shije dhe ngjyra të ndryshme. Kohët e fundit ka marrë zhvillim, po bëhet i njohur si në Shqipëri edhe jashtë. Dita-ditës shqiptarët po e kuptojnë rëndësinë kurative të tij. Më tepër e përqëndruar është në: Korçë, Përmet, Gjirokastër,Shkodër, Tepelenë.

 

  8. Çfarë mbështetje ju jep  Ministria e Bujqësisë në prodhimet tuaja ?

Ministria nuk ka shumë projekte për bletarinë, por kemi disa marrëveshje me të. Jemi anëtarë të Shoqërisë së Bletarisë, zhvillojmë panairin e vjeshtës dhe  të pranverës. Gjithashtu bëhet një lloj subvencionimi për bletë rritësit e më shumë se 50 koshereve. Së fundmi është bërë një marrëveshje me Bashkimin Evropian. Sipas marrrëveshjes mjalti dhe vaji i ullirit do të certifikohen në tregjet e BE-së.

 

   9. A ka të ardhme bletaria në Shqipëri ?

Besoj se ka dhe do të ketë zhvillim. Po shohim që njerëzit preferojnë më mirë një ilaç bimor sesa ilaçe të marra disa herë nga farmacia. Sidomos banorët në qytete po e kuptojnë shumë rëndësinë e mjaltit. Shumë familje e blejnë atë edhe nëse mjalti shitet në rrugë vetëm e vetëm që të jetë i mirë.

 

   10. Pse dikush duhet të bëhet bletar?

Jemi mësuar me të gjitha profesionet, askujt nuk i shkon në mendje të bëhet bletarritës deri në momentin që e provon një gjë të tillë. Të gjithë e duam natyrën, po ashtu edhe prodhimet bio të saj. Kujtdo që i pëlqen natyra, i pëlqejnë bletët, mund ta mendoj të kaloj pak kohë duke punuar për të. Bletaria është edhe një promovim për produktet shqiptare,  ku ka më mirë sesa të prodhojmë dhe konsumojmë shqip.Ndër të tjera bleta të mëson rregullin e mrekullueshëm që ka ajo në organizim. Punon me një insekt aq të vogël dhe përfton gjithë ato të mira.  Kshtu e kam nisur dhe unë, atëherë isha vetëm 20 vjeç, pastaj me kalimin e kohës lidhesh aq shumë me bletën saqë e do çdo ditë edhe më shumë.

 

  

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar