Shqipëria, përveç faktit se ka rezultuar një nga vendet me korrupsionin më të lartë në rajon dhe një vend me papunësi të lartë është konsideruar edhe si vend i çudirave.Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Patos, në lagjen “29 Marsi”, ku një 37-vjeçar i quajtur Sajmir M. me zanatin e kasapit, baba dhe bashkëshort
Shqipëria, përveç faktit se ka rezultuar një nga vendet me korrupsionin më të lartë në rajon dhe një vend me papunësi të lartë është konsideruar edhe si vend i çudirave.
Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Patos, në lagjen “29 Marsi”, ku një 37-vjeçar i quajtur Sajmir M. me zanatin e kasapit, baba dhe bashkëshort është ndjekur penalisht për shkak se para disa kohësh ka porositur një biçak në një nga faqet online, “eBay”, i cili kishte vlerën prej 19 dollarësh.
Mbas disa javësh ishte njoftuar që porosia e tij kishte mbërritur dhe kështu paraqitet në një prej pikave në Tiranë për të marrë porosinë.
Pikërisht këtu ndeshet me punonjësit e policisë, të cilët e shoqërojnë duke i bërë pyetje të tipit: “Ti e ke marrë këtë produkt?” apo “Përse e ke marrë?”
I akuzuari në fjalë shprehet se e kishte porositur thjeshtë për ta përdorur në thertoren e derrave të tij, të cilën e kishte të licencuar.
Pritet të marrim informacione të reja për zbardhjen e mëtejshme të çështjes.
Arbër Tushe
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *