BlackBerry lançon A10

BlackBerry lançon A10

Pajisja më e re e kompanisë BlackBerry është fotografuar dhe më pas është shpërndarë në faqet e ndryshme të internetit. Sipas raportimeve të para, thuhet se bëhet fjalë për modelin e ri të telefonit të mençur, i cili do të bazohet në BlackBerry 10. Mediat raportojnë se ky do të jetë modeli i ri i

Pajisja më e re e kompanisë BlackBerry është fotografuar dhe më pas është shpërndarë në faqet e ndryshme të internetit. Sipas raportimeve të para, thuhet se bëhet fjalë për modelin e ri të telefonit të mençur, i cili do të bazohet në BlackBerry 10.

Mediat raportojnë se ky do të jetë modeli i ri i telefonit – BlackBerry A10, i cili në pamje të parë duket se ngjan me Samsung Galaxy S4 dhe HTC One, nga pjesa e poshtme e telefonit.

Sipas BGR, BlackBerry A10 thuhet se ekrani i këtij telefoni do të vijë me 1,280×720 piksel, por pa formatin Full HD sikurse rivalët e saj në Android.

Samsung Galaxy S4 dhe HTC me modelin e saj të fundit, One, kanë pasur një sukses shumë të madh, dhe për këtë duket se kompania BlackBerry, po mendon të kombinojë një version nga të dyja këto modele, për të krijuar BlackBerry A10, me të cilin shpreson ta rikthejë një pjesë të tregut.

/Amela Shehi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar