Biznesi turko-gjerman mbërrin në portin e Durrësit

Biznesi turko-gjerman mbërrin në portin e Durrësit

Kompania gjermane EMS APO (me agjensinë detare Gala) e terminalit lindor në bashkëpunim me shoqërinë turke Kurum (me agjensinë Durrë-Kurum) e terminalit të kontejnerëve po punojnë sëbashku për përpunimin e anijeve të transportit. Sipas raportit ditor të dispecerisë së Autoritetit Portual Durrës dy anijet e agjensisë detare gjermano-shqiptare Gala, parashikohet që anija Medontario të vijë

Kompania gjermane EMS APO (me agjensinë detare Gala) e terminalit lindor në bashkëpunim me shoqërinë turke Kurum (me agjensinë Durrë-Kurum) e terminalit të kontejnerëve po punojnë sëbashku për përpunimin e anijeve të transportit.

Sipas raportit ditor të dispecerisë së Autoritetit Portual Durrës dy anijet e agjensisë detare gjermano-shqiptare Gala, parashikohet që anija Medontario të vijë në Durrës nga Venecia me 75 kontejnerë më 1 gusht 2013.

Ndërsa anija Michigan Trader, pritet të vijë nga porti Izraelit Ashdod më 2 gusht me 227 copë kontejnerë që do të bregëzohen në kalatën 6 të terminalit “turk”.

Anija Shoksha e agjensisë turke Durrës-Kurum me 4 783 ton qymyr rinfuso që vjen nga porti lumor-detar i Rostovit-mbi-Don më 4 gusht 2013 do të përpunohet në kalatën 11 të terminalit “gjerman”.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar