Bizneset, falen gjobat e marra prej 1 marsit deri më 31 gusht

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka hartuar një projekt i cili parashikon të falë të gjithë gjobat e bizneseve të cilët janë gjobitur nga data 1 mars deri më 31 gusht. Projekti është firmosur nga ministri Arben Ahmetaj, ndërkohë Ministria e Financave ka nisur diskutimet dhe pritet që drafti të kalojë për miratim

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka hartuar një projekt i cili parashikon të falë të gjithë gjobat e bizneseve të cilët janë gjobitur nga data 1 mars deri më 31 gusht.

Projekti është firmosur nga ministri Arben Ahmetaj, ndërkohë Ministria e Financave ka nisur diskutimet dhe pritet që drafti të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave.

Nga falja përjashtohen të gjitha ato detyrime të vënë në masën e gjobave gjatë kontrolleve.

Në nenin 5 “Përjashtimet nga falja” të këtij projektligji thuhet se “Përjashtohet nga falja cdo dënim administrativ (gjobë) i përcaktuar në nenin 3 të këtij projektligji”.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar