Biznes forum i Maqedonisë dhe Shqipërisë

0

Biznes forumi i Maqedonisë dhe Shqipërisë është në kuadër të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis këtyre dy vendeve dhe projektit “Përmirësimi i biznes bashkëpunimit në rajonin ndërkufitar”.

Ky forum është në kuadër të të vizitës treditore të biznes-delegacionit nga rajoni i Korçës, i organizuar nga lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Lidhja e Odave Ekonomike kumtoi se do të organizohen takime të drejtpërdrejta midis kompanive të Maqedonisë dhe atyre të Shqipërisë me qëllim të krijimit të mundësisë që kompanitë e Maqedonisë të realizojnë kontakte të drejtpërdrejta me kompanitë nga Shqipëria dhe fillimin e një bashkëpunimi të suksesshëm afarist.

Është paralajmëruar edhe fjalimi i përfaqësuesve të Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë, të Vetëqeverisjes Lokale Tetovë dhe Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here