Sot monedha kriptografike Bitcoin ka pësuar një rënie me 18% të vlerës së saj, duke shënuar kështu pikën më të ulët në bursë në katër javët e fundit. Kërcenimet e Koresë së Jugut me ndalimin e monedhave kriptografike, patën ndikim të menjëhershëm në bursën e këmbimit të kësaj monedhe. Kina së fundmi i është
Sot monedha kriptografike Bitcoin ka pësuar një rënie me 18% të vlerës së saj, duke shënuar kështu pikën më të ulët në bursë në katër javët e fundit.
Kërcenimet e Koresë së Jugut me ndalimin e monedhave kriptografike, patën ndikim të menjëhershëm në bursën e këmbimit të kësaj monedhe.
Kina së fundmi i është shtuar listës së vendeve që kërkojnë bllokimin e platformave për monedhat virtual.
Orët e fundit bitcoin këmbehet me rreth 11,800 dollarë kjo e lë bitcoin 40% larg vlerës rekord të vendosur në Dhjetor të 2017 e cila kaloi 20,000 dollarët.
Rënien e bitcoinit nxiti një fluks shitjesh edhe tëk monedhat e tjera kriptografike, rrjedhimisht duke bërë që të pësojnë rënië të vlerës së tyre. Sipas CoinMarketCop.com, Ethereum ra me 23% dhe Ripple me 33%.
Më poshtë gjenden të renditura vlerësimet në bursë të disa prej monedhave kriptografike.
Përgatiti: E.S.L
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *