Bilanci zyrtar i luftës së Kosovës

Bilanci zyrtar i luftës së Kosovës

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka botuar dje bilancin zyrtar prej 11 840 të vrarësh nga lufta me Serbinë. Botimet me tituj  “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”,  u promovuan dje në Akademinë e Shkencave në Tiranë, ku kanë  ngjallur interesin e medias dhe të shumë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka botuar dje bilancin zyrtar prej 11 840 të vrarësh nga lufta me Serbinë. Botimet me tituj  “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”,  u promovuan dje në Akademinë e Shkencave në Tiranë, ku kanë  ngjallur interesin e medias dhe të shumë qytetarëve.

lufta2

Drejtori i Arkivave të Kosovës, dr. Jusuf Osmani, është shprehur se opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. Sipas tij, regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm.

lufta4

“Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”, tha ai.

Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

lufta6

Osmani është shprehur  është shprehur për gazetën Panorama, se grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, depërtimet, nuk ka qenë i thjeshtë.

“Qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999”, ka thënë ai.

Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre.

lufta5

Bilanci i luftës në Kosovë përfshinte: Varrezat masive, vrasjet e te rinjve, të femrave, dhunimet e tyre, helmimet, objektet dhe ndërtesat e shkatërruara etj.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar