Viti 2013 ka shënuar arritjen me të ulët të kuotave që nga viti 1996, fitimet e transferuara të Bankës së Shqipërisë në arkën e shtetit janë pakësuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, në vitin 2013 Banka e Shqipërisë ka derdhur në buxhetin e shtetit vetëm 4.62 miliardë lekë fitim (rreth 46 milionë
Viti 2013 ka shënuar arritjen me të ulët të kuotave që nga viti 1996, fitimet e transferuara të Bankës së Shqipërisë në arkën e shtetit janë pakësuar ndjeshëm.
Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, në vitin 2013 Banka e Shqipërisë ka derdhur në buxhetin e shtetit vetëm 4.62 miliardë lekë fitim (rreth 46 milionë dollarë), ndërkohë që në vitin 1996 derdhte 17.59 miliardë lekë (rreth 180 milionë dollarë, afërsisht 73% më pak).
“Fitimi i transferuar nga BSH në buxhetin e shtetit ka pësuar luhatje të vazhdueshme, pa ndjekur një trend të caktuar. Viti me transferimin më të ulët ishte viti 1994 ku nga fitimi i BSH vetëm 0.4 milionë lekë që u transferuan në buxhetin e shtetit, ndërsa viti me transferimin më të lartë ishte viti 1999 me 17,59 miliardë lekë. Pas vitit 1999 fitimi i transferuar në buxhet ka ardhur në rënie, ku në vitin që lamë pas ky fitim ishte 4,628 miliardë lekë, shkruan “Open Data Albania” në studimin e saj.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *