Bie niveli i ujërave në Liqenin e Shkodrës, rishfaqet anija austriake

Bie niveli i ujërave në Liqenin e Shkodrës, rishfaqet anija austriake

Anija avullore ushtarake, që mendohet t’i përkasë gjysmës së parë të shekullit të 19-të, është rishfaqur në sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës. Rënia e nivelit të ujit në liqen ka bërë që për të tretin vit të duket kjo anije në afërsi të lagjes Shirokë në Shkodër. Anija, sipas banorëve të Shirokës anija austriake, është 20 metra

Anija avullore ushtarake, që mendohet t’i përkasë gjysmës së parë të shekullit të 19-të, është rishfaqur në sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës.

Rënia e nivelit të ujit në liqen ka bërë që për të tretin vit të duket kjo anije në afërsi të lagjes Shirokë në Shkodër.

Anija, sipas banorëve të Shirokës anija austriake, është 20 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë . Përmasat e saj dëshmojnë se rreth 100 vjet më parë ujërat e Liqenit të Shkodrës kanë qenë të lundrueshme edhe nga mjete të mëdha.

Anija është siluruar nga poshtë, ku është hapur një vrimë dhe është fundosur. Ka qenë anije ushtarake. Prania e një avulloreje të tillë është një rast i rrallë e ndoshta unik në Ballkan.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar