Besnik Hasi shpallet “Trajner i vitit” në Belgjikë

Besnik Hasi fiton çmimin prestigjioz  si trajneri më i mirë i vitit në  Belgjike. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare sezonin e kaluar fitoi titullin kampion me Anderlehtin. Hasi ka drejtuar Anderlehtin në fushë si kapiten, me pas si zëvendës trajner dhe  tani si trajner. Hasi ka dashur të tregojë që është dhe gjithmonë do të ngelet

Besnik Hasi fiton çmimin prestigjioz  si trajneri më i mirë i vitit në  Belgjike. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare sezonin e kaluar fitoi titullin kampion me Anderlehtin. Hasi ka drejtuar Anderlehtin në fushë si kapiten, me pas si zëvendës trajner dhe  tani si trajner.

Hasi ka dashur të tregojë që është dhe gjithmonë do të ngelet shqiptar, ndërsa nuk fshehu as dëshirën që një ditë të jete drejtuesi i Kombëtares shqiptare. Besniku këtë trofe kërkoi që ta ndante edhe me shqiptarët duke folur shqip në momentin më të rëndësishëm te karrierës së tij.

“Nuk fola rastësisht në shqip gjatë ceremonisë, sepse doja qe zëri im dëgjohej shqip. Doja të jepja një mesazh, doja të tregoja dhe identitetin tim e origjinën time si person. Komuniteti i shqiptarëve është shumë i madh në Belgjikë dhe ky ishte një trofe edhe për ta, ashtu si edhe për të gjithë shqiptarët. Një trofe i arritur falë familjes sime, që është e para që ka sakrifikuar për sukseset e mia. Me vjen mirë që i kam bërë krenarë shqiptarët dhe shpresoj që një ditë  t’i bëj të ndihën krenarë, pse jo edhe në drejtimin e kombëtares shqiptare”, u shpreh Hasi për “Sport Neës”.

Dy arritjet që i dhanë atij këtë titull ishte triumfi në kampionatin e Belgjikës dhe në Superkupë, ndërsa edhe pjesëmarrja në Champions League, ku në një grup ferri së bashku me Borusian e Dortmundit, Arsenalin dhe Gallatasarajin arriti të marri vendin e tretë.

Besnik Hasi u shpreh se e ndjek gjithmonë Kombëtaren shqiptare dhe e  pranon se do të ishte ëndërr që në skuadrën e tij të kishte edhe kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. “Ai është një futbollist i kompletuar dhe po bën shumë tek Kombëtarja”, deklaroi ai.

“Për momentin më duhet  një mbrojtës dhe lojtari ideal në atë pozicion është Lorik Cana, por për fat të keq ai ka një kontratë me Lacion ndaj nuk mund ta blejmë dot”.

Gjithashtu Hasi shprehet se gjatë kësaj merkatoje janari Anderlehti kërkoi që të blinte Emir Lenjanin. “Unë dërgova ndihmësit e mi për ta ndjekur nga afër Lenjanin, por për fat të keq ai ishte i dëmtuar në atë ndeshje. Ishte një lojtar që më pëlqente shumë ,por gjithsesi i uroj suksese te Rene”.

/Renato Osmani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar