Besimi-Avramopulos: Marrëdhëniet Maqedoni-Greqi drejt përmirësimit

Besimi-Avramopulos: Marrëdhëniet Maqedoni-Greqi drejt përmirësimit

Çështja e emrit, bashkëpunimi dypalësh dhe integrimi europian kanë qenë temat e diskutuara gjatë takimit të zhvilluar dje mes zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Fatmir Besimi, dhe ministrit grek të Punëve të Jashtme, Dimitris Avramopulos. Besimi, njëherazi përgjegjës për çështjet europiane pranë qeverisë maqedonase, pas takimit me ministrin Avramopulos, deklaroi se duhet kapacitet dhe guxim për të tejkaluar sa më

Çështja e emrit, bashkëpunimi dypalësh dhe integrimi europian kanë qenë temat e diskutuara gjatë takimit të zhvilluar dje mes zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Fatmir Besimi, dhe ministrit grek të Punëve të Jashtme, Dimitris Avramopulos.

Besimi, njëherazi përgjegjës për çështjet europiane pranë qeverisë maqedonase, pas takimit me ministrin Avramopulos, deklaroi se duhet kapacitet dhe guxim për të tejkaluar sa më shpejt të gjitha sfidat, përfshirë dhe atë të emrit, duke gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

“Me qasje të sinqertë dhe të hapur, dhe me një vullnet të mirë, mund të ndërtojmë mirëbesim dhe të diskutojmë hapur mbi çështjet që ngrihen para nesh dhe për sfidat me të cilat përballemi në përcaktimet për të realizuar qëllimin tone të përbashkët, anëtarësimin në të njëjtën familje europiane”, ka deklaruar Besimi.

Ndërsa shefi i diplomacisë greke i ka cilësuar takimet e tilla si shumë të dobishme për krijimin e një klime mirëbesimi në raportet mes dy vendeve.

“Dua t’ju rikujtoj se Greqia është e sinqertë në bisedimet për kontestin e emrit. Jemi të bindur se zgjidhja e kësaj çështjeje do të krijojë perspektiva të mëdha bashkëpunimi, me dobi për të dy popujt, por dhe për mbarë rajonin. Është me rëndësi që teksa bisedimet vijojnë nën patronazhin e OKB-së, të ruhet maturia dhe vetëpërmbajtja”, është shprehur ai pas bisedës me zv-kryeministrin Besimi.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar