BERZH mbështet Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës

0

BERZH është duke siguruar një linjë kreditore me vlerë prej 10 milionë eurosh për Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës ( FSDK ). Linja kreditore është pjesë e mekanizmit të financimit kontingjent të FSDK-së e cila do të sigurojë një mbulueshmëri adekuate të depozitave të siguruara gjatë rritjes së planifikuar me faza të mbulimit nga 2,000 euro që është aktualisht deri në 5,000 euro në vitin 2018.

Linja kreditore është e garantuar në tërësi nga Republika e Kosovës dhe pritet të sigurojë fonde të menjëhershme për FSDK-në që të përmbushë mandatin  në kompensimin e depozituesve të saj.

Sistemet efektive të sigurimit të depozitave janë një pjesë thelbësore e sektorëve bankarë të mirë funksionalizuar. FSDK-ja kontribuon në stabilitetin financiar të Kosovës duke rritur besimin në bankat lokale. Funksionimi i mirë i fondit të sigurimit të depozitave siguron besimin për depozitat e parave dhe ul rrezikun e veprimtarisë se bankave në kohët e krizave.

FSDK është një entitet i pavarur publik me qëllim që të mbrojë depozituesit e vegjël nga humbjet në rast të falimentimit të një banke. FSDK-ja është përgjegjëse për menaxhimin e Fondit të Sigurimit të Depozitave dhe raportimit te Banka Qendrore e Kosovës.

Drejtor i BERZh-it për Ballkanin Perëndimor, Claudio Viezzoli, tha se- “Projekti i Sigurimit të Depozitave është shumë i rëndësishëm pasi që ajo  mbështet zhvillimin e infrastrukturës së tregut bankar vendor . Pothuajse saktësisht një vit pas anëtarësimit të Kosovës në BERZH, ne jemi krenar për të nënshkruar këtë projekt, i cili do të shënojë një volum vjetor të biznesit të Bankës sonë në vend në vitin 2013 prej 22 milion euro nëpërmjet dhjetë projekteve”.

Kosova u bë anëtare e BERZH-it më 17 dhjetor 2012 dhe më 1 maj 2013 Banka miratoi strategjinë e saj të parë të plotë të vendit.

 /Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here