BERZH: Ekonomia pritet të rritet me 1.5 %

BERZH: Ekonomia pritet të rritet me 1.5 %

Ekonomia shqiptare është rritur me 0.3 për qind gjatë tremujorit e parë të këtij viti, duke përkeqësuar parashikimin total për rritjen e PBB-së në vendin tonë për vitin 2013. Sipas raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ekonomia shqiptare gjatë këtij viti pritet të rritet me vetëm 1.5 për qind, parashikim ky me 0.5

Ekonomia shqiptare është rritur me 0.3 për qind gjatë tremujorit e parë të këtij viti, duke përkeqësuar parashikimin total për rritjen e PBB-së në vendin tonë për vitin 2013.

Sipas raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ekonomia shqiptare gjatë këtij viti pritet të rritet me vetëm 1.5 për qind, parashikim ky me 0.5 për qind më i ulët se parashikimi i bërë në muajn janar, ku BERZH priste që ekonomia shqiptare të rritej deri në 2 për qind. Në uljen e këtij vlersimi ka ndikuar ecuria e treguesve ekonimik të Shqipërisë.

Kreditë dhe Politikat

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerson si pozitive faktin se ekonomia shqiptare ka shënuar rritje pozitive, edhe pse modeste. BERZH-ja këshillon të bëhet kujdes për nivelin e kredive të këqija  si dhe konsideron të konsumuara  politikat fiskale dhe monetare.

Sipas raportit të fundit të BERZH-s  thuhet se, “amortizatorët fiskalë dhe ata monetarë janë tejet të konsumuar dhe sektori bankar ka një nivel të lartë të kredive të këqija, që është i rriskuar nga faktorët e jashtëm. Këto rrisqe janë menaxhuar në mënyrë të kujdesshme deri tani dhe është mundësuar që të mbahet deficiti dhe inflacioni nën kontroll”.

Remitancat    

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjykon se nga kriza e eurozonës tendenca e remitancave do të vijë në rënie. Në raportin e fundit të  BERZH-së “remitancat pritet të vazhdojnë të bien gjatë vitit 2013 dhe pritet të vazhdojë një ulje më e madhe në të ardhura dhe kërkesën e brendshme”.

/ Enkeleda Cami /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar