Berluskoni shpallet fajtor, gjykata vendos 4 vite burg

0

Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë, 4 vite burg për ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, lidhur me çështjen e “Mediaset”.

Vetë ish-kryeministri nuk ka qenë i pranishem në sallën e gjyqit gjatë marrjes së vendimit, por  ka preferuar  ta ndjekë atë përmes mediave nga pallati Grazioli me bashkëpunëtorët më të ngushtë,  vajzën e tij Marina, Gianni Letta dhe avokatin Franko Coppi.

Berluskoni ishte akuzuar për shkelje fiskale prej 7.3 milionë eurosh të kryera duke manipuluar çmimet e filmave të blerë nga “Mediaset”, por vendimi i plote nga gjykata u mor vetëm gjatë ditës së sotme, ku përvecc 4 vjet heqe lirie, do e kushtëzojë kavalierin nga mbulimi i posteve publike për pesë vjet, gjithashtu ai nuk do mund te jetë më deputet në qeverinë italiane.

Tre nga të katër vitet e dënimit Berluskonit do t’i falen në bazë të uljes së dënimeve të dekretuar në 2006-ën. Ndërsa vitin e mbetur ai do ta kalojë në arrest shtëpie sepse do mund të përfitojë nga mosha mbi shtatëdhjetëvjeçare.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here