Berluskoni nis punën në azil

Silvio Berluskoni do të nisë sot punën në shërbim të komunitetit në një shtëpi të moshuarish pranë Milanos. Ish-kryeministri i Italisë u dënua vitin e kaluar me 4 vite burg për evazion fiskal, dënim qe u zëvendësua me 4 orë punë në javë, për 1 vit, ku do të kujdeset për të moshuarit me sklerozë.

Berluskoni ka studiuar sëmundjen e Alzheimer-it për t’u përgatitur për punën e tij në shërbim të komunitetit, bëjnë me dije mediat italiane.

Shtëpia Katolike për Përkujdesjen thotë se ish-kryeministri do të trajtohet si çdo asistent i zakonshëm. Shefi i azilit, Masimo Restelli, tha për ‘La Repubblica’ se Berluskoni do të integrohet ngadalë në mënyrë që të moshuarit të mësohen me të.

“Në fillim do e nisë me gjëra të vogla e më pas mund të bëjë gjithçka. Mund të ndihmojë me ushqimin pasi pacientët duhet t’i kujtosh që po hanë”, u shpreh ai.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar