Berlin, kryeministri italian kërkon lirimin e masave

Berlin, kryeministri italian kërkon lirimin e masave

Kryeministri i sapozgjedhur i Italisë, Enriko Leta, i bën thirrje Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga këmbëngulja në politikat shtrënguese dhe të nisë promovimin e nismave nxitëse. Kryeministri italian tha të martën në Gjermani se kjo është absolutisht e nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, në mënyrë që

Kryeministri i sapozgjedhur i Italisë, Enriko Leta, i bën thirrje Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga këmbëngulja në politikat shtrënguese dhe të nisë promovimin e nismave nxitëse.

Kryeministri italian tha të martën në Gjermani se kjo është absolutisht e nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, në mënyrë që të ndihmohen ekonomitë zvarritëse të bllokut 27-vendesh, në mënyrë që qytetarët ta shohin Evropën si diçka pozitive dhe jo negative.

Takimi në Berlin i kryeministrit italian Enriko Leta me kancelarin gjermane Angela Merkel shënoi udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit dhe erdhi vetëm disa orë pas miratimit të kandidaturës së tij në Senat.

Nga ana tjetër kancelaria Merkel theksoi se nuk vëren asnjë kontradiktë midis disiplinës buxhetore dhe qëllimit të rritjes ekonomike.

“Për ne në Gjermani, konsolidimi buxhetor dhe rritja ekonomike nuk janë qëllime të kryqëzuara, por duhet të shkojnë dorë për dore në një konkurrencë më të madhe dhe si rezultat në më shumë vende pune,” tha konservatorja Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp.

 /Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar