Berishta vlerësohet si Gjergj Kastrioti i kohëve të sotme

Berishta vlerësohet si Gjergj Kastrioti i kohëve të sotme

Kryeministri Berisha është takuar sot me artistin Jaap van’t Veer, i cili prej vitesh jeton dhe punon në alpet shqiptare. Duke e falenderuar Kryeministrin për mikpritjen Veer u shpreh se, “nuk mund të mos e takonte para se të largohej nga detyra e Kryeministrit dhe t’i shprehte personalisht mbresat gjatë viteve të punës në Shqipëri”.

Kryeministri Berisha është takuar sot me artistin Jaap van’t Veer, i cili prej vitesh jeton dhe punon në alpet shqiptare.

Duke e falenderuar Kryeministrin për mikpritjen Veer u shpreh se, “nuk mund të mos e takonte para se të largohej nga detyra e Kryeministrit dhe t’i shprehte personalisht mbresat gjatë viteve të punës në Shqipëri”.

“Kam dhjetë vjet që punoj dhe jetoj në alpet shqiptare dhe jam dëshmitar i transformimeve të mëdha që kanë ndodhur në infrastrukturën dhe mentalitetin e shoqërisë shqiptare. Unë së bashku me një grup bashkëpunëtorësh punojmë në alpet shqiptare, në Luginën e Valbonës dhe në Bjeshkët e Namuna, të cilat ne tashmë i quajmë Bjeshkët e Bekuara”, u shpreh ai.

Në shenjë vlerësimi ai i dhuroi kryeministrit një skulpturë me të cilën theksoi,  “Kam mishëruar disa nga etapat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, prej Skënderbeut, pushtimeve, lirisë dhe demokracisë, të simbolizuara me personin tuaj, që, në vlerësimin tim, jeni Gjergj Kastrioti i kohëve të sotme”.

Berisha duke e falenderuar për vlerësimet e veçanta, u shpreh se populli shqiptar, natyra e trualli i tij, janë kthyer në frymëzim për shumë njerëz të famshëm të cilët, nga ana e tyre, i kanë bërë të njohura botës virtytet e tij njerëzore dhe bukuritë natyrore të viseve shqiptare

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar