Berisha: Vendimi për shtetësinë i vonuar

Berisha: Vendimi për shtetësinë i vonuar

Kryeministri në detyrë Sali Berisha përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook” ka risjellë në vëmendje të publikut vendimin e javës së kaluar të kabinetit të tij qeveritar për dhënien e shtetësisë të të gjithë shtetasve shqiptarë, me përjashtim të shqiptarëve të Kosovës. Sipas tij, ky vendim është tejet i vonuar, pasi vende të tjera

Kryeministri në detyrë Sali Berisha përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook” ka risjellë në vëmendje të publikut vendimin e javës së kaluar të kabinetit të tij qeveritar për dhënien e shtetësisë të të gjithë shtetasve shqiptarë, me përjashtim të shqiptarëve të Kosovës.

Sipas tij, ky vendim është tejet i vonuar, pasi vende të tjera të rajonit, përfshi fqinjët tanë ka vite që e kanë legjitimuar. Vetëm albanofobët shqiptarë ose jo, thekson më tej Kryeministri, mund të shprehen kundër një vendimi të tillë.

“Vendimi i qeverisë shqiptare për dhënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare dhe të gjitha vendimet e kësaj qeverie, janë plotësisht kushtetuese përveçse për ata të cilët revanshi i bën qesharak, madje i çon larg e më larg gjeri në Bangladesh dhe besojnë se nuk janë zgjedhur për një mandat 4-vjeçar, siç sanksionon Kushtetuta e Shqipërisë, por 4 vjet dhe tre muaj?! Kjo është punë e tyre. Vendimi për dhënien dhe fitimin e shtetësisë është vlerësuar lart nga shqiptarët kudo në bote, por dhe siç dihet ai është pritur me tërbim të vërtetë nga albanofobët jo shqiptare dhe shqiptare. Këta të fundit të denatyruar nga çdo ndjenjë kombëtare kanë tmerr ndaj çdo hapi që i afron e bashkon shqiptarët njëri me tjetrin. Ata në çdo rast janë të gatshëm të bëjnë kauzë të përbashkët me albanofobët jo shqiptare në mbështetje të këtyre të fundit”, shkruan Kryeministri në ikje, Sali Berisha, në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar