Berisha thyen heshtjen, takon Nishanin

Berisha thyen heshtjen, takon Nishanin

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim rreth 30 minuta me Presidentin Bujar Nishani. Pas një heshtjeje zgjedhore të deritanishme dhe bojkotimit të selisë së Partisë Demokratike, Berisha ka vendosur të rishfaqet në publik. Sipas Top-Channel, ende nuk dihet se për çfarë është zhvilluar takimi ndërmjet Presidentit dhe kryeministrit por theksohet se demokratët në të gjithë

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim rreth 30 minuta me Presidentin Bujar Nishani. Pas një heshtjeje zgjedhore të deritanishme dhe bojkotimit të selisë së Partisë Demokratike, Berisha ka vendosur të rishfaqet në publik.

Sipas Top-Channel, ende nuk dihet se për çfarë është zhvilluar takimi ndërmjet Presidentit dhe kryeministrit por theksohet se demokratët në të gjithë vendin po presin me ankth një qëndrim konkret të Berishës.

Sipas deklaratave të mëparshme u përfol se ai do kishte një qëndrim pas deklaratës së vëzhguesve të ODIHR dhe KiE-s, por kryeministri nuk u bë i gjallë në selinë e PD-së që nga fillimi i procesit të numërimit.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar