Berisha: Të lirohen zyrat e kryeministrisë deri më 31 gusht

Berisha: Të lirohen zyrat e kryeministrisë deri më 31 gusht

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka lëshuar një urdhër të brendshëm, përmes të cilit i kërkon stafit politik të lirojë zyrat për pasardhësit e majtë deri më 31 gusht. Sipas burimeve nga kryeministria, urdhërin Berisha ia ka kumtuar shefes së protokollit, Nadia Qesja, për t’ia përcjellë më pas të gjithë stafit politik. Në urdhër për

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka lëshuar një urdhër të brendshëm, përmes të cilit i kërkon stafit politik të lirojë zyrat për pasardhësit e majtë deri më 31 gusht.

Sipas burimeve nga kryeministria, urdhërin Berisha ia ka kumtuar shefes së protokollit, Nadia Qesja, për t’ia përcjellë më pas të gjithë stafit politik.

Në urdhër për të lënë zyrat përfshihen këshilltarët dhe drejtorët, por jo pjesa tjetër e administratës civile të Kryeministrisë.

Ndërkohë që mësohet se i gjithë stafi që i drejtohet urdhëri i brendshëm ka nisur punën për mbledhjen e dokumentacionit dhe përgatitjen e dosjeve që do t’u lihen pasardhësve të rinj, gjë e cila nënkupton dorëheqjen e njerëzve politikë që kanë punuar për vite me radhë për kryeministrin Berisha.

Herë pas here kryeministri e ka akuzuar pasardhësin e tij dhe qeverinë e re për një staf të paaftë dhe të rrethuar nga injorantë, por pavarësisht kësaj ai ka vendosur t’ia lërë të gjitha gati mbi tryezë kryeministrit Rama.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar