Berisha: Taksa e Ramës, taksë e Marksit

Berisha: Taksa e Ramës, taksë e Marksit

Kryeministri Berisha tha se taksa që kërkon të aplikojnë Partia Socialiste është taksë e paraqitur në Manifestin Komunist të Marksit, neni dy i tij. Deklaratën z. Berisha e bëri gjatë ingurimit të rrugës Shkodër – Han i Hotit. “Taksa që ofron shoku i autobusit është e paraqitur për herë të parë në Mnifestin Komunist të

Kryeministri Berisha tha se taksa që kërkon të aplikojnë Partia Socialiste është taksë e paraqitur në Manifestin Komunist të Marksit, neni dy i tij. Deklaratën z. Berisha e bëri gjatë ingurimit të rrugës Shkodër – Han i Hotit.

“Taksa që ofron shoku i autobusit është e paraqitur për herë të parë në Mnifestin Komunist të Marksit, neni dy i tij”, – tha kreu i mazhorancës gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu z. Berisha përmendi edhe arritjet që sipas tij ka realizuar qeveria në infrastrukturë, në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ndër të tjera kryeministri i vendit shpalli si qëllim për katër vitet e ardhshme liberalizimin e vizave me SHBA- të.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar