Berisha takon Trpevskin

Berisha takon Trpevskin

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin në largim të Maqedonisë, Vele Trpevskin me rastin e mbarimit të mandatit të tij. Në këtë takim Kryeministri Berisha ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona fqinje por nuk ka lënë pa përmendur as edhe projektet e mëdha që kanë interes të

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin në largim të Maqedonisë, Vele Trpevskin me rastin e mbarimit të mandatit të tij.

Në këtë takim Kryeministri Berisha ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona fqinje por nuk ka lënë pa përmendur as edhe projektet e mëdha që kanë interes të përbashkët.

Berisha ka falenderuar ambasadorin për bashkëpunimin e tyre në projektet e rrugës së Arbërit si dhe tunelit të Elbasanit duke premtuar edhe thellimin e këtyre marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Nuk ka qëndruar jashtë bisedimeve edhe projekti i gazsjellësit TransAdriatik (TAP), ku u tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë dhe zhvillimin ekonomik të saj, por për mbarë rajonin.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar