Berisha: Sytë e mbarë botës në sheshin “Skënderbej”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se sytë e mbarë botës janë të fokusuar në sheshin “Skënderbej”, aty ku sot në orën 14:00 opozita shqiptare parashikon të zhvillojë një protestë kundër qeverisë. “Te dashur miq, Shqiperia pa gdhire eshte nisur drejt Tiranes ne marshin e protestes kundra mashtrimeve te Piktorit deshtak dhe per punesimin, uljen e çmimit

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se sytë e mbarë botës janë të fokusuar në sheshin “Skënderbej”, aty ku sot në orën 14:00 opozita shqiptare parashikon të zhvillojë një protestë kundër qeverisë.

“Te dashur miq, Shqiperia pa gdhire eshte nisur drejt Tiranes ne marshin e protestes kundra mashtrimeve te Piktorit deshtak dhe per punesimin, uljen e çmimit te ushqimeve dhe energjise, per legalizimet falas, rritjen e rrogave dhe pensioneve, kunder rritjes se taksave, vjedhjes se qeveritarve ne tatime, tendera, dogana, per levizjen e lire te furgonave, kunder gjobave te padrejta te policise, kunder tritolit, maskave dhe trafiqeve qeveritare. Syte e mbare botes jane ne sheshin Skenderbej. Interes i jashtezakonshem i mediave shqiptare dhe boterore per protesten tone!”, shkruan z. Berisha në “Facebook”.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar